E diela ditë jo pune, Shahpaska: Vijon debati me sindikatat

Nëse dita e diele do të jetë ditë jo pune do të vendosin të gjitha palët e interesuara. Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpanska thotë se versioni i parë i ligjit është dërguar deri te kolegët e saj nëpër ministri. Ministrja thotë se ende vazhdon debati mes punëdhënësve dhe sindikatave me qëllim që të mos ketë pasoja për asnjërën palë. Tashmë ka edhe disa përfundime.

Dita e diele jo pune është premtim i joni parazgjedhor, si LSDM me çka u drejtuam qytetarëve për të na mbështetur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Gjithashtu bashkë me partnerin tonë të koalicionit këtë e shndërruam si një nga masat apo ligjet që janë miratuar me marrëveshje të përbashkët me partnerin e koalicionit – tha Jagoda Shahpaska, Ministre e punës.

Informata më të hollësishme deri tani arritën vetëm nga Ministria e ekonomisë ku thanë se sektori i hotelierisë dhe turizmit kanë kërkuar të vazhdojnë të punojnë edhe të dielave. Nga kjo Ministri vlerësojnë se të punësuarit në shitjen me pakicë duhet të punojnë edhe të dielën. Biznesmenët për momentin vlerësojnë se ekonomia e Maqedonisë nuk ka kapacitet për mbylljen e plotë të dielën, ndërsa sindikatat janë në qëndrimin se punëtori në vend meriton të dielën ta kenë ditë pushimi ku do kalojnë me familjen. Dhe nëse është e domosdoshme të punojnë, atëherë kjo ditë të paguhet me 50% mëditje më të madhe./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

26 thoughts on “E diela ditë jo pune, Shahpaska: Vijon debati me sindikatat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *