Erdogan shpërthen ndaj Macron: Uroj që Franca të heqë qafe sa më shpejtë të jetë e mundur telashet e tij

Përplasjet e tyre janë vënë re prej kohësh, por Rexhep Tajip Erdogan e kaloi së fundi luftën e tyre verbale me Emmanuel Macron në një tjetër nivel. Kreu i shtetit turk tha se shpreson që “ Franca ta heqë qafë sa më shpejt që të jetë e mundur” shefin e Elizesë.
“Macron është një telash për Francën. Me të, Franca po kalon një periudhë shumë, shumë të rrezikshme. Shpresoj që ai vend t`i heqë qafe sa më shpejt që të jetë e mundur telashet e Macronit”- tha Erdogan.
Turqia dhe Franca janë përfshirë në një seri mosmarrëveshjesh, duke nisur që me tensionet në Mesdheun lindor e deri tek fërkimet mbi në rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabakut.
Muajt e fundit, tensionet mes tyre janë përshkallëzuar edhe më shumë pas lëvizjeve të Parisit zyrtar për goditjen e ekstremizmit islamik në vazhdën e disa sulmeve në tokën franceze. Erdogani në mënyrë të përsëritur është shprehur se presidenti i Francës duhet të kryejë “kontrolle mendore” dhe i ka kërkuar popullit turk të bojkotojë produktet franceze./topchannel
Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

22 thoughts on “Erdogan shpërthen ndaj Macron: Uroj që Franca të heqë qafe sa më shpejtë të jetë e mundur telashet e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *