Gastronomët nga Struga dhe Ohri kanë filluar t’i kthejnë punëtorët sezonal në punë

Numri i punëtorëve sezonal të cilët do të duhet të kthehen në punë në hotelet e bregut të Ohrit dhe Strugës është më shumë se 250. Bëhet fjalë për persona që hotelet i kanë punësuar përkohësisht vetëm gjatë sezonit të verës më saktë vetëm në gusht. Por, për shkak se i kanë larguar, shteti nuk u dha atyre pagë minimale për punëtorët e tjerë me orar të plotë.

Të gjithë jemi në situatë të vështirë, por fundja ndershmëria që të mbahet diçka në plan afatgjatë, gjërat duhet të përmbushen – deklaroi Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Për tetorin, gastronomët mbetën pa pagën minimale për shkak të këtij problemi. Nëse duan të marrin mjete për nëntor dhe dhjetor, do të duhet t’i kthejnë punëtorët sezonal dhe t’i mbajnë deri në fund të shkurtit. Për ironi të fatit, shumë prej hoteleve janë të mbyllura dhe ato që janë të hapura janë pothuajse bosh, kështu që, këta punëtorë duket se figurojnë vetëm në letër.

Hotelet përgjatë bregut janë bosh. Ka shumë pak mysafirë. Shfrytëzimi është më pak se 5% kurse ne punësojmë njerëz – tha Kërste Bllazheski- kryetar i HOTAM.

Zëvendës- kryeministri për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi për Alsat tha se duhet të mbahen sa më shumë vende pune dhe se biznesmenët në këtë situatë, pa ndihmë, është dashur të japin paga vetëm për muajin shtator.

Një moment i tillë ka ndodhur me punëtorët sezonal. Fatkeqësisht, ne duhet të tregojmë se kapitali njerëzor në vendin tonë është thelbësor. Po, ndoshta ata do t’i kthejnë, por do të marrin ndihmën e duhur – theksoi Fatmir Bytyqi, Zëvendës Kryeministër për çështjet ekonomike.

Ministria e financave nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat lidhur me zhvillime të tilla në gastronomi./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *