Rusia fillon vaksinimin kundër COVID-19 në Moskë

Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit në spitalet e Moskës. Fillimisht do të vaksinohen moshat që janë më të rrezikuara nga virusi COVID-19.

Sputnik V është vaksina që do të përdoret.

Zbuluesit e saj thonë se është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por ende po kalon testimin masiv.

Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë dozën e parë nga dy sa duhet marrë, por është e paqartë se sa vaksina mund të prodhojë Rusia.

Prodhuesit pritet të bëjnë vetëm dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi për procesin e vaksinimit më parë gjatë javës, tha se ajo u ofrohej njerëzve që punonin në shkolla dhe shërbimit shëndetësor, si dhe punonjësve  socialë./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *