Banorët e Forinës dhe një pjese të Çegranit nuk kanë kanalizim

“Në mungesë të një kanalizimi fekal si duhet, banorët e fshatit Forinë dhe një pjesë e fshatit Çegran, kanalizimin e lëshojnë përmes kësaj vije kështu siç duket, duke kundërmuar gjithnjë aromë e keqe dhe duke rrezikuar shëndetin për banorët por edhe fëmijët që lozin në këtë lagje. Thonë se, me vite të tëra e kanë kërkuar në komunë por zgjidhje nuk ka pasur”.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se ka projekt dhe se janë paraparë fonde në vlerë prej 6 milion denarësh për zgjidhjen e problemit, por pa saktësuar se kur do të nisin punimet për kanalizimin në këtë rajon.

Janë të parapara fonde edhe në programin zhvillimor edhe në Buxhetin e komunës së Gostivarit, pra janë paraparë fonde për kanalizimin fekal edhe në fshatin Forinë edhe në fshatin Çegran. Meqë deri më tani është punuar në Çegran dhe do vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm – deklaroi Valbon Limani, Komuna e Gostivarit.

Banorët e Forinës thonë se premtime të këtilla ka pasur gjithnjë, por punimet nuk filluan asnjëherë. Ata madje ankohen edhe për sëmundje që iu shfaqen si pasojë e papastërtisë që krijohet nga ujërat fekale që kalojnë përmes shtëpive të tyre.

“Edhe komuna edhe përgjegjësit shumë shpesh kanë thënë se do e bëjnë dhe nuk e kanë bërë. Kushtet i kemi të dobëta se do e bënim vet, po kushton tepër. Kjo s`ka zgjidhje, thonë se do e lidhin me Çegranin por ata nuk lejojnë. Na pengon shumë kjo. Besimi është zero në komunën, se nuk është viti i parë që premtojnë ata secilin vit thonë se do vinë do e rregullojnë dhe nuk vijnë”.

“Veçmë kemi zanë të kemi sëmundje, me puçra, mos ti përmendi emrat kush si, një sëmundje e çuditshme po ajo është sëmundje prej kësaj”.

Fatin e Forinës por edhe Çegranit, e ka edhe një pjesë e qytetit të Gostivarit./alsatm/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

67 thoughts on “Banorët e Forinës dhe një pjese të Çegranit nuk kanë kanalizim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *