Familjarët kërkojnë të ndalohen keqpërdorimet me kufomat, 500 deri në 1,000 euro për një shërbim mortor

Agjencitë funerale kanë përfituar rreth 1,5 milion euro gjatë kohës së pandemisë. Çmimet e shërbimeve mortore janë rritur për pacientët e prekur nga CoVid-19, të cilët ndërruan jetë gjatë këtyre 9 muajve. Prej muajit mars deri në fillim të dhjetorit virusi korona jetën iu mori mbi 1,800 pacientëve në vend.

Reagime të shumta të familjarëve erdhën në rrjetet sociale, të cilët kanë paguar shuma të majme për të ndjerët që e pësuan nga ky virusi. Ata prapa kamerave thonë se ndjehen të mashtruar dhe se agjencitë e funeraleve kanë keqpërdorur tragjeditë për të përfituar shuma parash.

“Nga përvoja personale ju tregoj se mbi 60 mijë denarë kam paguar për te varrezat në Gjorçe-Shkup”.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër, mezi gjetëm para borxh për të paguar këtë shërbim në varrezat e Butel”.

“Shuma prej 1 mijë eurove mu faturua edhe mua për një shërbim të njëjtë të pacientit nga CoVid-19”.

Nga fillim i pandemisë e gjatë valës së pranverës, çmimet lëviznin nga 500-800 euro varësisht prej qyteteve, na thanë disa nga këto agjenci të cilat i kontaktuam. Ndërkaq, me shtimin e vdekshmërisë në valën e vjeshtës, çmimi për një shërbim funerali arriti deri në 1,000 euro, duke përfshirë edhe arkivolin hermetikisht të mbyllur. Në fakt, kjo e fundit nuk ishte e obliguar sipas protokollit shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se shteti nuk ndërhyn në përcaktimin e shumës së shërbimeve mortore.

Ne nuk mund ti kontrollojmë ato shpenzime. U ndryshua protokolli për varrosjen e këtyre pacientëve që tani më po zbatohet ka kaluar përmes Shtabit të krizës në Qeveri -dekalroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Zëvendësministri Ilir Hasani tha se me protokollin e ri kostoja do të ulet për 200 euro sa ka kushtuar arkivoli hermetik i metaltë, duke evituar keqpërdorimet e mundshme të agjencive funerale.

Është një çështje mjaft e ndjeshme, me të cilën ne duhet të bëjmë kompromis mes kërkesës së qytetarëve dhe rrezikut të mundshëm të shpërndarjes së infeksionit nga kufomat. Mendoj se mund të bëhet një tolerancë e vogël aty që të gjitha kufomat që janë viktima të CoVid-19 të mos mbyllen me metal, por me qese të plastikës – u shpreh Ilir Hasani, Zëvendësministër i Shëndetësisë.

Me vendimin e fundit të Qeverisë, operatorët e shërbimeve funerale detyrohen të ndryshojnë Protokollin për parandalimin e infektimit gjatë procedimit të kufomave. Ekzekutivi vendosi se përgatitja, transporti dhe varrimi i të ndjerëve nuk duhet të jetë në arkivol metali./alsatm/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Familjarët kërkojnë të ndalohen keqpërdorimet me kufomat, 500 deri në 1,000 euro për një shërbim mortor

  • 07/04/2021 at 03:59
    Permalink

    We stumbled over here different web address and thought I might as
    well check things out. I like what I see so i am just following you.
    Look forward to finding out about your web page for a second time.

    Reply
  • 06/08/2021 at 17:03
    Permalink

    I’m truly enjoying the design and layout of your site. It’s a very easy on the
    eyes which makes it much more enjoyable for me to come here and visit more often. Did you hire out a designer to create your theme?
    Outstanding work!

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *