Gjuajtje me armë, vritet një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ndodhi rrehet orës 12:00, në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KosovaPress, se rreth orës 12:00, për rastin e ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu”, dhe nga kçyrja e vendit të ngjarjes , është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimin se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve, si dhe njësiti i specializuar për ekzaminim në vend të ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjell deri te ky rast tragjik. Deri më ta i Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendodhjen e të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha Borovci.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, viktima është shtetas i Turqisë.

Një person ka humbur jetën pas një shkëmbim zjarri që sapo ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, vrasja ka ndodhur në rrugës “Bekim Fehmiu”./alsatm/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

4 thoughts on “Gjuajtje me armë, vritet një person në Prishtinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *