Ja përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë.

Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lëngjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Specialistët deri më tani kanë thënë se duhet të konsumojmë 8 gota ujë në ditë. Por studimet e fundit tregojnë se kjo sasi varet nga pesha jonë trupore dhe mjedisi ku jetojmë. Sasia që duhet të konsumojmë është 2.5 – 3.7 litra në ditë për meshkujt dhe 2- 2.7 për femrat.

Uji i ftohtë ka një ndikim të shumëfishtë në organizmin e njeriut. Studimet të cilave u referohet agroweb.org thonë se pirja e ujit të ftohtë nxit formimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe e pengon atë.

Sipas ekspertëve, pirja e ujit të ftohtë nxit edhe migrenën tek personat që vuajnë prej saj.

Në mjekësinë popullore kineze, besohet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një vakti të ngrohtë prish ekuilibrat në organizëm. Për më tepër, uji i ftohtë nuk rekomandohet të pihet gjatë ushqyerjes sepse ngadalëson tretjen./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *