Mbretëresha britanike do të marrë vaksinë kundër virusit korona

Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë do të duhej ta marrë vaksinën kundër Kovid-19 në javët e ardhshme, ndërsa pastaj të zbulojë se e ka bërë këtë me qëllim që të inkurajojë sa më shumë britanikë që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Burime të sigurta të afërta me familjen mbretërore thonë se mbretëresha Elizabeta e Dytë (94) dhe bashkëshorti i saj Filip (99), pa trajtim të posaçëm, do të jenë në mesin e britanikëve të tjerë në valën e parë të vaksinimit të planifikuar për qytetarë të moshës mbi 80 vjet, njoftoi “Dejlli mejll”.

Çifti mbretëror pritet të pranojë që të vaksinohet me rekomandim të mjekëve të tyre, por këtë do ta bëjnë edhe publikisht që t’i inkurajojnë britanikët që të vaksinohen dhe t’i injorojnë teoritë konspirative për dëmin nga vaksinimi kundër Kovid-19./tv21/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *