Nga sot linjë e re e drejtpërdrejtë ajrore mes Shkupit dhe Kievit

Në aeroportin e Shkupit që sot do të vendoset linjë e re ajrore në relacionin Shkup – Kiev.

Në ngjarjen me rastin e shënimin të linjës së re të drejtpërdrejtë midis Shkupit dhe Kievit fjalim do të mbajnë Metin Batak, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe Natalia Zadorozhnjuk, ambasadore e Ukrainës në vend.

Fluturimet e reja, që vihen për herë të parë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, do t’i realizojë kompania ajrore WINDROSE. Fluturimet 7W791/792 do të bëhen çdo të enjte dhe të diele.

Fluturimet nga aeroporti Borispil, do të bëhen me aeroplanë Embraer-145 dhe ATR72-600. Përveç kësaj, theksojnë nga ambasada, WINDROSE ofron transit nga rajonet e Ukrainës: Harkov, Dnipro, Odesa dhe Lavov.

“Ekzistimi i fluturimeve të drejtpërdrejta do të kontribuojë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral – përforcimin e lidhjeve të biznesit, zhvillimin e turizmit në të dyja vendet, njoftimin më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me Ukrainën dhe të ukrainasve me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, qëndron në faqen e Fejsbukut të ambasadës së Ukrainës.

Në ueb faqen e WINDROSE tashmë mund të blihen biletat për në Kiev dhe për në Shkup./tv21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *