Oda Ekonomike: Subvencionet në bujqësi nuk japin rezultate

Fermerët kundër biznesmenëve. Rezultati i dobët në sektorin e bujqësisë është për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes së produkteve të tyre dhe jo për shkak të modelit të subvencioneve shtetërore. Çdo ndryshim në mënyrën e subvencionimit duhet të analizohet në hollësi, së bashku me fermerët përpara se të merret ndonjë vendim.
“Çmimet e ulëta blerëse që shumica e blerësve të mëdhenj i kanë ofruar vite me radhë për produktet bujqësore e kanë vënë fermerin në pozitë që të poshtërohet dhe të punojë sa për të mbijetuar. Po të mos ishin subvencionet shtetërore, 180,000 biznese familjare bujqësore, do të kishin ndaluar me prodhimin e ushqimit”, thonë nga Federata e Fermerëve.

Si vend, jemi bërë të varur nga importi i produkteve që mund t’i prodhojmë për shkak të çmimeve të blerjes që mezi e mbulojnë çmimin real të produktit, thonë nga Sindikata e Fermerëve nga rajoni i Strumicës.

Propozimi i Odës Ekonomike është që të ndryshojë moduli i subvencionit, në vend që sipas sipërfaqes, subvencionet të jepen për kilogram produkti. Sipas tyre, shteti vitet e fundit ka ndarë 1 miliard euro subvencione për fermerët dhe ky sektor nuk ka arritur ndonjë rezultat. alsat/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Oda Ekonomike: Subvencionet në bujqësi nuk japin rezultate

  • 10/18/2021 at 12:08
    Permalink

    909773 572085An fascinating discussion is worth comment. I think which you need to write much more on this topic, it may not be a taboo subject but usually folks are not enough to speak on such topics. To the next. Cheers 716258

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *