Prej nesër mot me reshje të shiut, ndërsa në male edhe borë

Creator: Spencer Platt Credit: Getty Images

Reshje më të mëdha të shiut, ndërsa në male edhe borë, për nesër dhe për të mërkurën paralajmërojnë meteorologët.

Nga DPHM informojnë se në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Nesër dhe të mërkurën reshjet do të jenë më të mëdha mbi 35 l/m2, në disa vende edhe të rrëmbyeshme. Në malet më të larta do të ketë reshje të borës. Të mërkurën do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar juglindore.

Nesër temperaturat minimale do të jenë nën zero dhe do të lëvizin prej tre deri në 11 gradë, nga e marta do të bien dhe do të lëvizin prej minus dy deri në minus tre gradë. Ato maksimale të ditës prej shtatë deri në 14 gradë./tv21

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Prej nesër mot me reshje të shiut, ndërsa në male edhe borë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *