Vadiz befason Barçën/ Fitore për Real e Atletico Madrid

Cadiz shkakton një tjetër surprizë në kampionatin spanjoll. Pasi mundi Realin e Madridit në sfidën e 17 tetorit, kjo skuadër gjunjëzoi edhe Barcelonën me rezultatin 2-1 me skuadrën katalanase që tani e sheh veten 12 pikë prapa Atletico Madrid.

Barcelonës nuk i mjaftuan 21 gjuajtjet totale dhe zotërimi i topit në masën 82% për të mposhtur Cadizin që në të vërtetë arriti të fitojë pa krijuar asnjë aksion të mirfilltë goli. Në minutën e 8, Cadiz shënoi pas një goditje këndi kur Oscar Mingueza rrezikoi autogolin, Ter Stegen priti në vijën e portës por topi u prek nga Gimenez që çoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Barcelona barazoi falë autogolit të Pedro Alcala. Pritej përmbysja në rezultat e Barcelonës, por një gafë e Ter Stegen i dha mundësinë Alvaro Negredos të shënoi golin e fitores për Cadiz duke thelluar krizën e Barcelonës në kampionatin spanjoll

Reali i Madridit ngre kokë dhe arrin të fitojë një ndeshje të vështirë; atë ndaj Sevillas në Sanchez Pizjuan me rezultatin 1-0 dhe e sheh veten në vendin e tretë me 20 pikë, 6 më pak se Atletico madrid, ndaj të cilit do të ketë edhe sfidën e radhës.

Për Los Blancos që vinte në këtë sfidë pas 3 rezultateve negative në kampionat dhe humbjes së rëndë në Champions me Shakhtarin, mjaftoi goli i Vinicius për të marrë këto 3 pikë të çmuara.

Nuk gaboi Atletico madrid që mposhti Valladolidin në Ëanda Metropolitano 2-0 duke forcuar vendin e parë në klasifikim. Los Colchoneros që duken se janë skuadra më konstante në La Liga këtë sezon, i shënuan golat e fitores në pjesën e dytë të ndeshjes me Lemar dhe Llorente dhe shkon në derbin me Realin me moral shumë të lartë./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *