104 mijë kosovarë mund të tërheqin vetëm 10 euro nga Tusti

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh para gjashtë muajsh, por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën ditën e premte kur pas shumë tentimeve kaloi në Kuvendin e Kosovës.

Ata që kanë para të kursyera në Trust do të mund të aplikojnë për tërheqjen e 10 përqind të mjeteve të kursyera.

Ndërsa, 12 mijë e 944 persona kanë të kursyera mbi 20 mijë euro, 212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro, 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro.

Në Trust nga 5000 deri 10000 euro i kanë 74 mijë e 99 persona.

Ndërsa, nga 10000 deri 20000 euro në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.

Personat që tërheqin 10përqindëshin e kursimeve nga Trusti e që kanë të kursyera më pak se 10 mijë euro, të rimbursohen nga Qeveria në një fazë të mëvonshme, ndërsa ata që kanë më shumë se 10 mijë euro të kursyera nuk do të rimbursohen. Kosovarja-ks/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

157 thoughts on “104 mijë kosovarë mund të tërheqin vetëm 10 euro nga Tusti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *