COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 695 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit paraqitet si vijon janë kryer 1.963 dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 2 qytetar nga Përmeti, 2 qytetare nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

12 thoughts on “COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 695 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *