Opozita fiton zgjedhjet në Rumani

Me gati të gjitha votat e numëruara, Social-Demokratët majtistë fituan 29.8 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 30.2 për qind në Senat.

Partia Liberale Kombëtare, e cila është pro-evropiane, fitoi 25.1 për qind në Dhomën e Deputetëve dhe 25.5 për qind në Senat.

Megjithatë, ka pak gjasa që Social-Demokratët të marrin udhëheqjen e qeverisë, pasi partia e kryeministrit Ludovic Orban ka më shumë aleatë të mundshëm.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rekord e ulët: 33 për qind.

Rumania është një nga vendet më të varfra në Bashkimin Evropian dhe miliona qytetarë të saj janë zhvendosur jashtë vendit viteve të fundit, në kërkim të një jete më të mirë.

Liberalët mbështesin integrimin më të afërt në BE, ndërsa Social-Demokratët janë më nacionalistë dhe më populistë. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

60 thoughts on “Opozita fiton zgjedhjet në Rumani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *