Qeveria e Maqedonisë së Veriut aprovon 833 mijë doza të vaksinave anti kovid19. Do jetë e detyrueshme

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 26-të, miratoi ndryshimet në Programin për imunizimin e detyrueshëm të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, i cili konfirmon qëllimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë pjesë në Facilitetin COVAX për prokurimin e 833,000 doza të vaksinave për KOVID-19.

Programi do të implementohet në kuadër të fondeve të aprovuara në vlerë prej 487,900,000.00 denarë, prej të cilave 69,722,000.00 denarë janë siguruar për paradhënie të vaksinave kundër KOVID-19. vlada.mk/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *