40 vjet pa John Lennon, por miti mbetet njësoj

8 dhjetorin e vitit 1980, do të qëllohej për vdekje një nga ikonat më të fuqishme të prodhuara ndonjëherë nga kultura popullore.

Megjithatë, kujtimi I njeriut që falë muzikës dhe angazhimit të tij për paqe, ndryshoi botën, mbetet I pashlyer. “Hej, Z. Lennon, do të hysh  histori”, thirri Mark David Chapman teksa I afrohej ish-Beatlesit përpara derës së godinës luksoze ku ai banonte në New West Side të New York-ut.

Pastaj hapi zjarr, duke e qëlluar në shpinë. Lennon u shemb përdhe; portjeri e mbuloi me xhaketën e tij duke i hequr syzet me njolla gjaku. Ndërsa Chapman nuk lëvizi nga vendi; ai qëndroi në skenën e krimit, nxori një libër e nisi ta lexonte derisa mbërriti policia që I vuri prangat. Katër dekada më parë, kjo vdekje tronditi botën, por mbi të gjitha një brez që ishte rritur duke u ushqyer me idealet kundër dhunës, një pjesë të të cilave vetë Lennon i kishte frymëzuar me albumin e tij më të suksesshëm, Imagine.

Kjo këngë do të shndërrohej në një himn  ndërkombëtar të pacifizmit. Rindërtimi i asaj vrasjeje ka qenë temë e filmash, librash e teorish të pafundme konspirative. Lennon nuk ishte vetëm themeluesi i një grupi që bëri epokë në muzikë, veshje, modë dhe pop art, duke regjistruar 186 këngë pothuajse të gjitha të suksesshme; ai ishte njëkohësisht artisti dhe aktivisti që në më pak se 10 vjet si solist shkroi këngë si ‘Jepi Paqes një Shans’.

Vrasja e John Lennonit vazhdon të mbetet një mister, edhe pse Chapman është përpjekur t`I japë një arsye gjestit të tij, herë duke u hequr si një I krishterë I flaktë që donte të hiqte qafe muzikantin I cili thoshte se Zoti është vetëm një koncept, dhe herë të tjera sepse donte te zhdukte njeriun më të famshëm në botë për të shpëtuar, sic thoshte, nga depresioni I tij kozmik./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “40 vjet pa John Lennon, por miti mbetet njësoj

  • 05/30/2021 at 02:06
    Permalink

    I need to to thank you for this good read!!
    I definitely enjoyed every bit of it. I’ve got you bookmarked to look at new stuff you post…

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *