Dështimi i zgjerimit, do ketë pasoja”/ Ministri gjerman për Evropën Roth: Një gabim serioz politik

Ministri Gjerman për çështjet Evropiane, Michael Roth, e cilësoi një “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe, me disa kushte, edhe me Shqipërinë.

Komentet e tij erdhën para nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së, të cilin e kryeson Gjermania.

Ministri gjerman tha se, lidhur me procesin e zgjerimit “për fat të keq deri më tani nuk ishim në gjendje të arrijmë progres për gjërat që më parë ishim pajtuar”.

“Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, po ashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që po ashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi. Secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai.

Vendimi për të miratuar kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut është bllokuar nga Bullgaria e cila kërkon që disa çështje bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut, e që lidhen me identitetin dhe gjuhën, të jenë pjesë e kësaj kornize.

Diplomatët evropian kanë thënë se, nëse nuk kalon vendimi për Maqedoninë e Veriut, atëherë disa shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë çfarëdo shqyrtimi të vendimit për Shqipërinë.Të dyja këto shtete kanë statusin e vendit kandidat dhe tashmë është marrë vendimi që të nisin procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, për të ndodhur kjo, BE-ja duhet të miratojë kornizën e saj negociuese, e kjo bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare. Tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *