Dimitrov: Pamvarësisht situatës nuk heqim dorë nga procesi i anëtarësimit në BE

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot tha se edhe përkundër dështimin që të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut vendi mbetet i përkushtuar në procesin e anëtarësimit në BE.

Ne negociojmë me BE-në që Maqedonia jonë të evropianizohet, që të importojmë vlerat, gjyqësorin dhe principet. Nëse sot anëtarësohemi, situata në vendin tonë do të jetë e njëjtë, procesi në vete për ne është me rëndësi. Kuptohet që nuk heqim dorë edhe nga procesi i anëtarësimit. Pozicionet tona janë në principe të qarta si kristali, në të drejtën për vetëvendosje. Do të vazhdojmë të bisedojmë me Bullgarinë fqinje, dhe do të vazhdojmë t`i bindim 1ë nuk mundet që e drejta e vetëvendosjes të bëhet pengesë për integrim evropian ose për fqinjësi të mirë”, tha Dimitrov.

Dimitrov theksoi se në bisedimet me Bullgarinë për palën maqedonase mbetet e padiskutueshme çështja e gjuhës dhe identiteti, transmeton Alsat.

“Për ne është me rëndësi që gjuha dhe identiteti maqedonas të mbeten të paprekura. Kemi mekanizëm që çështjet historike të zgjidhen nga historianët, dhe me rëndësi është që procesi integrues të na evropianizojë e jo të na ballkaniziojë”, deklaroi Dimitrov.

Ndryshe, vendimi për të miratuar kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut është bllokuar nga Bullgaria e cila kërkon që disa çështje bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut, e që lidhen me identitetin dhe gjuhën, të jenë pjesë e kësaj kornize.

BE-ja mund të miratojë kornizën e saj negociuese, vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së debati i zgjerimit është hequr nga axhenda dhe shfaqet vetëm si një pikë informacioni, që len të nënkuptohet se edhe sot nuk do të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *