Marijuaha e vjedhur ditë më parë në Josivovë të Vallandovës gjendet në Haraçinë, bëhet fjalë për dy ton

Në aksionin policorë që u zhvillua sonte në fshatin Haraçinë të Shkupit janë arrestuar disa persona, ndërkohë që është zbuluar edhe marijuaha e cila me kamion ishe marrë nga një uzinë për përpunim të kanabisit në Josifov të Vallandovës, në orët e hershme të ditës se enjte.

Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftojnë se është gjetur marijuhana e vjedhur, por nuk shpalosin detaje të tjera nga aksioni, megjithatë nënvizojnë se gjatë ditës së nesërme do të pasojnë më shumë informata.

Ndryshe aksioni i sontëm në Haraçinë të Shkupit u krye nga dhjetëra policë, mes të cilëve edhe pjesëtarë të forcave speciale si dhe inspektor të krim-teknikës.

Marijuaha në peshë prej 2 tonëve ishte vjedhur nga një uzinë për përpunimin e saj në Josifovo të Vallandovës, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes. 200 kuti me marijuhanë ishin vendosur në një kamion i cili ishte larguar nga uzina, ndërsa roja rastin e ka paraqitur si grabitje.

Tani për tani nuk ka informata se sa persona janë të përfshirë në këtë rastë. Burimi: als/

foto: klan tv macedonia/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *