Opozita thotë se pushteti ka dështuar në shumë aspekte

Në shumë çështje, Qeveria nga opozita konsiderohet si e dështuar dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Një ndër faktet, sipas VMRO-DPMNE-së është premtimi i vazhdueshëm për marrjen e datës për negociata, gjë e cila nuk ndodh assesi.

Nëse kanë pak ndërgjegje dhe nëse kanë pak dinjitet, nesër duhet të japin dorëheqje të gjitha, nga i pari deri te i fundit, e gjithë Qeveria në krye me Zoran Zaevin sepse katër vite e gënjejnë popullin maqedonas”-theksoi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së .

Edhe koalicioni opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kundërshton fuqishëm politikat e pushtetit dhe dështimin në realizimin e premtimeve.

 Këto 100 ditë kanë qenë më shumë të një aspekti tranzitor të Qeverisë duke u marrë me emërimet e drejtorëve se sa për të realizuar programin politik. Vlerësojmë se kemi dështim të madh në të gjitha pikat dhe në të gjitha sferat e jetës politike edhe atë duke filluar me aspektin e integrimeve ku e kemi të njohur veton bullgare. Kemi gjithashtu dështim në aspektin e shëndetësisë dhe përballjen me pandeminë. Gjithashtu në aspektin ekonomik kemi një dështim dhe një stagnim. Nuk kemi të filluar për këto 100 ditë asnjë proces të formave të sistemit të drejtësisë, më saktë, në gjykata, dhe nuk e kemi as fillimin e vetingut”-tha Flakron Bexheti, koalicioni ASH-AAA.

Opozita vlerëson se duhet të mendohet seriozisht për një takim liderësh dhe një Qeveri të zgjeruar e cila do të menaxhonte më mirë tejkalimin e krizës./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

3 thoughts on “Opozita thotë se pushteti ka dështuar në shumë aspekte

  • 10/11/2021 at 19:07
    Permalink

    462440 633643Thanks for the auspicious writeup. It in fact used to be a leisure account it. Glance complicated to much more delivered agreeable from you! Even so, how can we be in contact? 372767

    Reply
  • 05/16/2021 at 10:40
    Permalink

    I have been exploring for a bit for any high-quality articles
    or weblog posts in this sort of space . Exploring in Yahoo
    I finally stumbled upon this web site. Studying this information So i am glad to convey that I’ve an incredibly good uncanny feeling I discovered just what I needed.
    I most unquestionably will make certain to don?t omit this site and provides
    it a look regularly.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *