102 të vdekur në 24 orë në Greqi, 1500 raste të reja

Greqia regjistron përsëri mbi 100 vdekje në ditë nga koronavirusi.

102 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit dhe në total numri i viktimave ka shkuar gati 3200. Edhe numri i të intubuarve mbetet përsëri në të njëjtat nivele , përsëri rreth 600 pacientë trajtohen me anë të respiratorëve.

Për të katërtën ditë rresht numri i të prekurve mbetet nën 1500 raste dhe numri i përgjithshëm i personave të infektuarve me Covid-19 nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 118045.

Kryeministri Mitsotakis ka thënë se vaksina kundër koronavirusit do të mbërrijë në Greqi në fund të dhjetorit dhe vaksinimi do të fillojë në 2 janar, ndërsa ka shtuar se ai dhe familja e tij do të jenë të parët që do të vaksinohen. tch/

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *