Akuzat për vaksinën: Po e marrin vendet e pasura!

Vendet e pasura po grumbullojnë doza të vaksinave kundër Covid 19-tës, ndërsa njerëzit që jetojnë në vendet e varfra rrezikojnë të mos kenë qasje ndaj saj, paralajmëron Aleanca popullore për vaksinat.

Sipas këtij grupimi, gati 70 e vendeve me të ardhura më të ulëta do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm një në 10 persona. Kjo pavarësisht faktit se Oxfordi e AstraZeneca janë zotuar t`i sigurojnë 64% të dozave të saj vendeve në zhvillim.

Aktualisht, po merren masa  për t`u siguruar që aksesi tek vaksina të jetë i drejtë në të gjithë globin. Një angazhim i tillë, i njohur si programi Covax pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, ka arritur të sigurojë 700 milion doza të vaksinave që do të shpërndahen mes 92 vendeve me të ardhura më të ulëta të cilat tashmë janë regjistruar.

Por edhe me këtë plan, thotë BBC, Aleanca e Vaksinave – një rrjet organizatash përfshirë Amnesty International, Oxfam dhe Global Justice Now – thotë se nuk ka mjaftueshëm doza për të vaksinuar popullata të tëra dhe këshillon që kompanitë e ilaçeve ta ndajnë dhe me të tjerët teknologjinë e tyre për t’u siguruar që të prodhohen më shumë vaksina. Edhe edhe pse kombet e pasura përfaqësojnë vetëm 14% të popullsisë së botës, ata kanë blerë 53% të të gjitha vaksinave më premtuese deri tani./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *