Biden zotohet për 100 milionë vaksina në 100 ditët e para të udhëheqësisë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden deklaroi se synon të arrijë 100 milionë vaksinime në 100 ditët e para të presidencës së tij.

Demokrati tha se muajt e tij të parë në zyrë nuk do ta ndalin pandeminë dhe ka dhënë detaje për planin e vaksinimit, por u shpreh se do të ndryshojë kursin e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Njëqind ditët e mia të para nuk do ta ndalin koronavirusin. Nuk mund të premtoj për këtë. Por nuk jemi përfshirë në këtë kaos shpejt dhe nuk do të dalim shpejt prej tij”.

Teksa prezantoi ekipin e tij shëndetësor, Biden u tha amerikanëve “që të vendosin maska për 100 ditë”.Të martën, një raport i hapi rrugën kompanisë amerikane, Pfizer dhe asaj gjermane, BioNTech për miratimin e vaksinave te tyre për amerikanët. Autorizimi urgjent për vaksinim, nëse miratohet, nënkupton se imunizimi i njerëzve mund të nisë nga java e ardhshme.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 15 milionë raste dhe 285,000 viktima me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Shumë pjesë të territorit amerikan janë duke raportuar shifra rekord infektimi dhe shtrimesh ne spital. Mjaft ekspertë janë duke fajësuar udhëtimet e miliona personave për Festën e Falënderimeve që kanë çuar sipas tyre në një rritje te beftë të rasteve. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

794 thoughts on “Biden zotohet për 100 milionë vaksina në 100 ditët e para të udhëheqësisë