Buçkovski sot nis takimet me lidershipin e Sofjes

Përfaqësuesi Special i Qeverisë së Maqedonisë për Bullgarinë, Vlado Buçkovski, sot ndodhet në vizitë zyrtare në Sofje.

“Gjatë qëndrimit tim, unë do të kem takime me Kryeministrin Bojko Borisov, Zëvendës Kryeministrin dhe Ministren e Jashtme Ekaterina Zaharieva dhe Ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov,” tha Buckovski BGNES.

Ai është planifikuar të takohet me Presidentin Rumen Radev të Enjten.

“Unë po vij me ftesë të qeverisë Bullgare. “Unë po vij si miku juaj i madh dhe me vullnet të mirë,” theksoi Buçkovski.

Bullgaria vuri veton e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut në takimin e Këshillit të Ministrave në Bruksel, për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *