Kina proteston ndaj sanksioneve amerikane, premton hakmarrje

Kina ka thirrur numrin dy të ambasadës amerikane në Pekin, Robert Forden, për të protestuar kundër sanksioneve të fundit amerikane, duke premtuar hakmarrje reciproke.

Të hënën, SHBA-ja vendosi sanksione financiare dhe një ndalim udhëtimi për të 14 nënkryetarët e Kongresit Popullor Kombëtar. Sanksionet e SHBA-së u vendosën, pasi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u kërkoi Shteteve të Bashkuara të mbanin të hapur dialogun, duke inkurajuar shkëmbimet dypalëshe në të gjitha nivelet.

Kina kritikoi sanksionet dhe Ministria e Jashtme, në një shënim të postuar të martën në mbrëmje, tha se zëvendësministri Zheng Zeguang thirri dje oficerin e çështjeve të përfaqësimit diplomatik për të shprehur kundërshtinë dhe dënimin e fortë ndaj saj.

“Masa nga pala amerikane ka shkelur rëndë normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës dhe ka dëmtuar marrëdhëniet Kinë-SHBA, tha Zheng, duke shtuar se akti është skandaloz, i paskrupullt dhe i poshtër./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

30 thoughts on “Kina proteston ndaj sanksioneve amerikane, premton hakmarrje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *