Konfiskohen 53 kilogram marijuhanë, arrestohet një person nga Kalishta

Policia në bashkëpunim me njësitin kundër drogë dhe tregtisë me armë pas informatave paraprake gjatë ditës së djeshme në ora 13:00 në afërsi të fshatit Staro Lagovo në Prilep ka privuar nga liria personin F.D. 46 vjeç nga fshati Kalishtë i Strugës.

Policia i ka dhënë shenjë për të ndaluar por personi në fjalë i cili ka qenë me makinë të tipit Audi, nuk ka respektuar urdhrin e policisë por ka vazhduar ngasjen duke rritur dhe shpejtësinë e makinës dhe gjatë tentimit të arratisjes rrugës ka hedhur nga makina 2 çanta me marijuhanë në peshë prej 53 kilogramëve. Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë, makina është ndaluar ndërsa vozitësi është arrestuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate. als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

225 thoughts on “Konfiskohen 53 kilogram marijuhanë, arrestohet një person nga Kalishta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *