Taylor Swift ndihmon me 13 mijë dollarë dy nënat në nevojë

Në këtë kohë shumë të keqe për të gjithë botën, këngëtarja Taylor Swift dhuroi 13,000 dollarë për dy nëna, të cilat paraqitën problemin e tyre në një artikull gazete.

Pasi zbuloi mbledhësit e fondeve “GoFundMe” të nënave nga Nashville, Nikki Cornwell dhe Shelbie Selewski, nga Harrison Township, artistja nuk e kurseu ndihmën e saj.

“Nikki, kam lexuar për ty në Washington Post dhe mendova se ishte vërtet e guximshme nga ju të ndani historinë tuaj”, shkroi këngëtarja fituese e Çmimeve ‘Grammy’. Më vjen shumë keq për gjithçka që është dashur të kalosh këtë vit dhe doja të të dërgoja këtë dhuratë, nga një vajzë e Nashville në tjetrën. Me dashuri, Taylor”, tha ajo.

Cornëell, e cila tani ka marrë më shumë se 22,110 dollarë nga 41 dhurues në vetëm një ditë, e përshkroi veten si një nënë beqare ‘që përpiqet të kthejë’ këmbët e saj ‘përsëri në tokë’.

“Unë jam nëna e Nashville e paraqitur në artikullin e Washington Post për njerëzit që qëndronin prapa me pagesën e qirasë dhe shërbimet e ujit më ishin fikur, por dikush më bekoi me atë ndihmë”, tha ajo para se të zbulonte se fëmijët e saj mund të mos kishin Krishtlindje këtë vit.

Cornwell tha se nuk ishte në gjendje që të fillonte një punë të re në maj, pasi kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

Gruaja e dytë është Selewski, e cila humbi punën e saj në pranverë dhe duhet të qëndronte në shtëpi me vajzën e saj Vada, e cila lindi me një mushkëri të shembur dhjetorin e kaluar.

Pavarësisht lodhjes duke u përpjekur për të gjetur një punë tjetër dhe për të ndihmuar shtatë vjeçaren e saj të lundrojë në klasat e saj në internet, ajo tha se ka qenë një kohë shumë e vështirë.

 “Ne kemi shitur gjithçka me këtë gjithmonë kemi paguar faturat tona sa më shumë që të jetë e mundur, por duket sikur çdo ditë del diçka tjetër”, tha gruaja.

Askush nuk duhet të ndiejë llojin e stresit që ju është vendosur. Shpresoj që ju dhe familja juaj e bukur të keni një sezon të shkëlqyeshëm pushimesh”, tha artistja./topchannel

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

14 thoughts on “Taylor Swift ndihmon me 13 mijë dollarë dy nënat në nevojë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *