Tym, flakë dhe gurë në rrugët e Tiranës, protesta nuk ndalet!

Prej orës 16:15 vijon protesta e qytetarëve në Tiranë mbrëmjen e sotme, fillimisht para ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe tashmë janë përpara Kryeministrisë, hyrjen e së cilës e shkatërruan me gurë dhe sende të tjera të forta.

Protestuesit pas Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë u drejtuan për në sheshin “Skënderbej”  ku sulmuan me gurë bashkinë e Tiranës thyer xhamat e disa dritareve dhe një nga hyrjet.

Më pas protestuesit bënë thirrje për t’u drejtuar për te drejtoria e policisë së Tiranës. “Hajdeni thyejmë drejtorinë e policisë së Tiranës” dëgjohen thirrjet e tyre.

Protestuesit  kanë deklaruar se do të vijojnë me vendosmëri qëndresën deri në vendosjen e drejtësisë dhe largimin e Sandër Lleshajt./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *