Zoran Zaev mbron ndryshimin e retorikës ndaj Bullgarisë

Kryeministri Zoran Zaev arsyeton retorikën e tij kundër Bullgarisë. Për dallim nga qëndrimet e mëparshme kur vlerësonte se Bullgarët nuk ishin fashistë, Zaev sot edhe një herë përsëriti qëndrimin e një dite më parë, duke theksuar se e kaluara është pjesë e identitetit dhe e drejtë për vetëvendosje.

Në Bullgari thonë se identitetin dhe gjuhën maqedonase të sotëm e pranojmë, por të kthehemi në të kaluarën. E dini çfarë? Edhe e kaluara e identitetit tim është e drejtë e imja për vetëvendosje. Nuk është në rregull që një vend tjetër të kërkojë tua shkruajë historinë. Ajo nuk është as Evropiane as miqësore”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Derisa Zaev jep sinjalet e para për një konsensus kombëtar, partia e tij kërkon përgjegjësi nga lideri i opozitës.

Hristijan dil dhe kërkoi falje qytetarëve maqedonas. Dil edhe njëherë thuaj qytetarëve se i kërkon falje për të gjithë qasjen anti-Evropiane dhe anti-shtetërore gjatë këtij procesi”-tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

VMRO DPMNE-ja forcon pozicionet. Hristijan Mickoski në një intervistë për 24Vesti kërkon Qeveri për shpëtim kombëtar, zgjedhje parlamentare bashkë me lokalet dhe memorandum në Kuvend për çështje të identitetit.

Derisa vërtetë nuk do të ishte negociuar për identitetin deri tani do ta kishim kundër memorandumin ne Kuvend i cili do të ishte vija jonë e kuqe pas të cilit do të qëndronim të gjithë. Nuk është vonë. Këtë sevda politike që e shohim ditëve të fundit tek Zaev dhe partia e tij për nacionalizmin, më jep të drejtë t’i them ejani në Kuvend dhe ta miratojmë memorandumin”-pohoi Hrisijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për dallim nga hera e parë kur Zaev u gjet karshi kërkesës së Branko Cërvenkovskit që partia të distancohet nga qëndrimet e tij dhe në të njëjtën kohë gjeti mbështetje të gjerë partiake nga deputetë, ministra, nënkryetarë dhe anëtarësia, qëndrimet e reja nuk u komentuan nga bashkëpartiakët./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “Zoran Zaev mbron ndryshimin e retorikës ndaj Bullgarisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *