Rama: Opozita dhe presidenti, orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit

Kur është paralajmëruar protesta e radhës, në ditën e tretë të saj, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi në Twitter duke akuzuar si orkestrues të dhunës opozitën dhe presidentin Ilir Meta.

“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit, Saliut, IIlirit, Monikës! Janë të dëshpëruar se s’kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!”.

“S’kanë më njësi komunale për të mbushur autobusë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s’i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s’ka rend, s’ka siguri, s’ka shtet..Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës, ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndër!”, ka shkruar Rama.

Më tej, shefi i qeverisë shqiptare thekson se “loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave”.

“Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave!”./ A2 CNN

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

48 thoughts on “Rama: Opozita dhe presidenti, orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *