Vdekja nga Covid-19 e 22-vjeçares shtatzënë, autoritetet thonë se ka pasur komorbiditete

Vdekja e 22 vjeçes shtatzënë, për të cilën autoritetet thonë se ishte e infektuar me CoVid-19, trazoi opinion publik sepse është viktima më e re që nga fillimi i pandemisë. Nga Klinika e Gjinekologjisë thonë se e ndjera më 22 nëntor mori terapi ambulantore nga komplikimet e shtatzënisë, por ka refuzuar të shtrohet në repartin ku gratë e tjera ishin me CoVid-19 meqë PCR testi i doli negativ. Drejtoresha e kësaj Klinike tha se ajo kishte simptome tipike të virusit dhe nuk ka dashur të rrezikoj personelin mjekësorë dhe shtatzënat e reparteve të tjera.

Sërish u kthye në Klinikë diku në ora 11, por nuk donte të qëndroj sepse duhej të hospitalizohej në repartin ku ishin të infektuarat me CoVid-19, kurse ajo kishte test negativ. Familja ishte e shqetësuar sepse donin ta bindin për të qëndruar në spital. Kur erdhi mëngjesin e datës 23, vetëm se ishte me fetusin e vdekur dhe me pasqyrë shumë të përkeqësuar laboratorike”-tha Viktorija Jovanovska, Drejtoreshë e Spitalit të Gjinekologjisë.

Jovanovska tha se pasi pacientja humbi foshnjën, testi i dytë i rezultoi pozitiv në CoVid-19 kur ajo tani më po luftonte edhe për jetën e saj, me mbi 30 mmol/l të nivelit të glukozës në gjak. Por, nga  drejtoria e Spitalit “8 Shtatori” thonë se e ndjera u soll në gjendje kome. Drejtori i spitalit Hristijan Kostov na tha se pacienten e intubuan në ventilim mekanik, por vdekja klinike iu konstatua më 9 dhjetor.

Ajo u soll nga Gjinekologjia, kur ishte e hospitalizuar 10 ditë. Atje kishte fetus të vdekur e bërë operacion dhe pas intervenimit nuk kanë arritur ta zgjojnë, nuk e di, nuk u zgjua më! Në Tomografi Kompjuterike shihej se kishte pneumoni të rëndë, dy herë i bëmë CT në mushkëritë e bardha. Në gjendje shumë të keqe të pneumonisë nga kovid dhe këtu ishte e shtruar 12 ditë në respirator dhe ndërroi jetë”-pohoi Hristijan Kostov, Drejtor i Spitalit “8 Shtatori”.

22 vjeçja shtatzënë e cila ndërroi jetë vlerësohet që komorbiditet të kishte diabetin. Megjithatë mbeten ende rrethana të pasqaruara lidhur me vdekjen e saj. Përndryshe, kjo është shtatzëna e gjashtë, e cila humbi jetën si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19./ALSATM

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Vdekja nga Covid-19 e 22-vjeçares shtatzënë, autoritetet thonë se ka pasur komorbiditete

  • 10/17/2021 at 04:26
    Permalink

    346081 921288The book is excellent, but this review is not exactly spot-on. Being a Superhero is a lot more about selecting foods that heal your body, not just eating meat/dairy-free. Processed foods like those mentioned in this review arent what Alicia is trying to promote. In case you arent open to sea vegetables (and yes, Im talking sea weed), just stop at vegan. 464346

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *