Qeveria ndanë gjysmë milion euro për Haraçinën. Dilemat që po qarkullojnë në publik

Në seancën e djeshme, Qeveria vendosi të japë ndihmë prej 30 milion denarë për Komunën e Haraçinës, si mbështetje financiare e njëhershme për t’u marrë me vështirësitë dhe sfudat e shkaktuara nga kriza Covid-19 në vend.

Vendimi

“Në seancën e sotme, u miratua një Vendim për të aprovuar fonde nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 në vlerë prej 30,000,000 denarë për Komunën e Haraçinës, si një mbështetje financiare e njëhershme e pakthyeshme, për t’u marrë me vështirësitë në operacionet e vazhdueshme të shkaktuara nga KOVID – 19 kriza “.

Por ajo që po paraqitet nëpër opinion është fakti që pse pikërisht kjo komunë po shpërblehet nga qeveria duke pasur parasysh se ka komuna në vend të cilat ballafaqohen edhe më vështirë me kovid19, dhe numri është edhe më i lartë nga ai në Haraçinë ku sipas të dhënave të MSH ky numër është 31 deri më tani.

Aspekti tjetër është mungesa e të dhënave dhe detajeve se si do shpenzohen këto mjete, sipas cilëve kriteriume. Këtu qeveria nuk ka dhënë asnjë detaj të vogël. Nga ana tjetër dihet se kjo komunë rurale ende edhe sot ka mungesa të shumta infrastrukturore, mungesa e ujit, mungesa e poliklinikës, çerdheja, e shumë sfida me të cilat po ballafaqohen qytetarët çdo ditë.

Gjithësesi, mbetet të shihet se si do shpenzohen këta mjete, donacion nga qeveria për këtë komunë. Si portal do përcjellim çdo aktivitet që do bëhet në terren dhe si do shpenzohen këta mjete.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Qeveria ndanë gjysmë milion euro për Haraçinën. Dilemat që po qarkullojnë në publik

  • 10/13/2021 at 19:34
    Permalink

    Just wanna comment on few general things, The website pattern is perfect, the written content is really wonderful. “Earn but don’t burn.” by B. J. Gupta.

    Reply
  • 08/02/2021 at 12:01
    Permalink

    Hiya very cool web site!! Man .. Excellent .. Amazing .. I will bookmark your site and take the feeds additionally…I am satisfied to seek out numerous helpful info right here within the post, we need work out extra strategies on this regard, thank you for sharing. . . . . .

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *