Zaev me partnerët e koalicionit pas 100 ditësh Qeveri: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me Bullgarinë që nuk prek identitetin

100 ditë pas qeverisë së dytë të Kryeministrit Zoran Zaev, ai mbajti një takim me partnerët e koalicionit ku u dha mbështetje e fortë për vazhdimin e reformave dhe zbatimin e programit qeveritar, si dhe për gjetjen e zgjidhjeve për veton e Bullgarisë.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të kërkuar një zgjidhje me Bullgarinë fqinje. Një zgjidhje që garanton fillimin e negociatave me BE dhe në asnjë mënyrë nuk prek identitetin maqedonas, as identitetin e ndonjë kombi ose bashkësie etnike. Ne gjithashtu mbështetemi në mbështetjen e fortë të aleatëve tanë në BE, veçanërisht Gjermania, si dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat janë të përkushtuara që vendi ynë të vazhdojë në rrugën Evropiane dhe të fillojë negociatat me Bashkimin. “Me këtë rast, unë dua të theksoj edhe një herë, sepse ky është një koalicion i gjerë, multietnik, unë si Kryeministër, por mbi të gjitha si një person, mbështetja juaj do të thotë shumë për mua, por edhe mbështetja e pothuajse të gjitha bashkësive etnike, të përfaqësuar nga partitë në koalicionin tonë”. 360 shkallë/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

134 thoughts on “Zaev me partnerët e koalicionit pas 100 ditësh Qeveri: Mbetemi të përkushtuar për një zgjidhje me Bullgarinë që nuk prek identitetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *