25 viktima dhe 613 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Sipas raportit ditor të kësaj ministrie, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73.638 raste pozitive, prej tyre 2.121 kanë vdekur ndërsa 49.414 janë shëruar.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

189 thoughts on “25 viktima dhe 613 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *