Bullgaria nuk heq dorë. Vazhdojnë të mohojnë historinë dhe identitetin maqedon

Bullgaria nuk heq dorë. Kërkon për garanci për respektimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, në mënyrë që Maqedonia të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. Zëvendës- Kryeministri dhe Ministri bullgar i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov tha në një intervistë për televizionin nacional se ata gjithmonë e kanë ndihmuar Maqedoninë. Sipas tij, “JO-ja” bullgare nuk është përfundimtare, gjithçka varet nga garancitë historike dhe gjuhësore. Karakaçanov pretendon se Car Samoili është bullgar.

Deri më sot, e gjithë shkenca në botë e quan sundimtar bullgar kurse kolegët nga Shkupi, nga i ashtuquajturi komision historik ndërshtetëror, filluan të mbajnë inat si gomari në urë. Ata kishin qëndrim multi, nuk e di se çfarë, ndaj historisë. Më falni, ju mund të keni çfarëdo lidhje me historinë. Historia është një shkencë ekzakte dhe nuk mund të kesh qëndrim të shumëllojshëm ndaj saj. Nesër mund të deklaroni veten banor të Marsit dhe të thoni se Car Samoili është nga Marsi. Por nuk është kështu”-pohoi Krasimir Karakaçanov, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari. AlsatM/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

60 thoughts on “Bullgaria nuk heq dorë. Vazhdojnë të mohojnë historinë dhe identitetin maqedon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *