Joshua mposht Pulevin, ja kë takoi të parin pas triumfit

Anthony Joshua mposht Kubrat Pulevin me nokaut në raundin e nëntë, në një meç që e dominoi nga fillimi në fund.

Kampioni i botës, Joshua fillimisht shpërtheu në raundin e tretë, kur e rrëzoi dy herë Pulevin, por bullgari ia arriti të ngritët në këmbë.

Ai meçin përfundimisht e fitoi në raundin e nëntë kur dy sulme të tij dolën të suksesshëm duke e dërrmuar përfundimisht Pulevin.

Pas u konfirmua nokauti, Joshua lëshoi ringun dhe shoi ta takojë legjendën e boksit, Floyd Mayweather, i cili ishte i pranishëm në këtë event, shkruan Telegraf.

Dy kampionët e botës biseduan për disa momente për t’i dhënë kohë pastaj Joshua që të kthehej në ring. Joshua me këtë fitore shkon në 24 të tilla nga 25 ndeshje.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

495 thoughts on “Joshua mposht Pulevin, ja kë takoi të parin pas triumfit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *