​Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve

Për më shumë se dy orë ministri i Shëndetësisën së Kosovës, Armend Zemaj ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Deputetët anëtarë të këtij komisioni kërkuan të dinë për furnizimin me oksigjen në Klinikat e SHSKUK-së dhe spitalet regjionale, mungesën e barnave, hyrjen e familjarëve të të infektuarave nëpër klinikat me COVID-19, funksionalizimin e shërbimeve në ambulancat specialistike, sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Zemaj ka paralajmëruar masa të reja, varësisht prej numrit të rasteve, duke shtuar se nuk do të ketë zbutje të masave.

Ai ka thënë se rënia e rasteve me COVID-19 ka ardhur për shkak të masave të cilat janë ndërmarrë.

Sipas tij shqetësues mbetet numri i personave që humbin betejën me koronavirus në nivel vendi.

“Me trendin e tanishëm të rasteve pozitive me SARS-COV2 dhe ngarkesën aktuale të spitaleve, QKUK-së dhe shtatë spitalet e përgjithshme nënkuptohet se do jenë një fuqi masat e ndërmarra sipas propozimit të MSH-së. Situata epidemilogjike analizohet në baza të rregullta dhe në varësi sesa është numri i të infektuarve dhe se sa është numri i të shtrirëve në spital dhe cilat janë projeksionet edhe mund të propozohen masa të reja. Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike në dy javët e fundit kemi stagnim të rritjes së virusit pra nuk ka përhapje eksponenciale si pasojë e masave të ndërmarra dhe zbatimit të kontrollit të qytetarëve dhe institucionit të ekzekutive. Këto masa mendojmë se patjetër duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar për të pasur efektin ulje të lakores epidemiologjike e cila po ndodh ditëve të fundit”, tha Zemaj.

Kryesuesja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj u interesua të di më shumë për të dhënat në nivel të komunave për numrin e të infektuarve, të vdekurve dhe testimeve.

Pas kësaj deklarate reagoi drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani i cili tha se institucioni që ai drejton nuk bënë të dhëna deri në fund të pandemisë. Ndërsa për çështje e një mutacioni të ri të koronavirusit në Angli ai iu drejtuar deputetëve duke iu thënë të bëjnë pyetje profesionale sepse durimi ka ardhur në skaj.

“Instituti është në pandemi nuk përgatit raporte deri në fund….Reshitaj: Ne i kërkojmë zyrtarisht…Ramadani: Ne mund ta dërgojmë këtë që ku ndodhet Kosova…Reshitaj: Na nevojiten dokumente zyrtare meqenëse jemi duke dashur të bëjmë punën profesionale….Ramadani: Si profesoreshë universitare je duke na penguar në punë…Reshitaj: Përkundrazi jemi duke kryer punën tonë nuk e pengojmë punën, nuk iu kemi ftuar personalisht…19’18 Aspekti epidemiologjik në vend sa i përket COVID-19 në disa vende evropiane si në Angli është shënuar një variant ri i koronavirusit ii cili po përhapet me shpejtësi…..Ramadani: Iu kisha lutur sintetizoni pyetjet iu kisha lutur ky është forumi më i lartë i parlamentit të Kosovës pyetjet të jenë profesionale jo pyetje ad-hock ku i gjeni përmes internetit iu kisha lutur për profesionalizëm, sepse durimi ka ardhur në skaj iu kisha lutur profesionalizmi me dominua në këtë vend”, ishte debat izhvilluar në mes të deputetes Reshitaj dhe drejtorit të SHKSUK-së, Naser Ramadani.

Pyetje të shumta për udhëheqësit e shëndetësisë kosovare pati edhe deputeti nga PDK-ja, Bekim Haxhiu sipas të cili klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 në kuadër të SHSKUK-së janë vatër e infeksionit. Ai kërkoi të di se pse janë mbyllur shkallët në Klinikën Interno dhe pse nuk ka dezinfaktët në këto klinika ku po trajtohen pacientët me koronavirus.

“Në muajin e kaluar në seancë të Kuvendit në deklarime jashtë ditët jam munduar me sensibilizua rreth situatës në veçanti në klinikat e reja me COVID sepse nuk ka pasur vijë ndarëse në mes ambienteve të kontaminuara dhe hapësirave tjera, janë mbyllur shkallët dhe bash mirë që është drejtori këtu me na tregu pse I ka mbyllur shkallët në mes katit dytë dhe tretë në Interno, cili është efekte çka ndikon me I mbyll shkallët e klinikës dhe me i future pacientët edhe qytetarët në lift…Hyjnë familjarët rrinë me pacienta nuk ka dezinektues në korridore nuk ka në fund të korridoreve, familjarët shkojnë tek pacientët e tyre prej aty prapë dalin në qytetar…Vatër e infeksionit kanë qenë klinikat Covid të ndërtuara që nuk janë menaxhuar si duhet. Nuk janë ndërtuar me kohë ekipet mjekësore për klinikat e reja”, tha ai.

“Asnjë pacientë neve nuk na ka mbetur jashtë pa shtretër për oksigjen për barna për trajtim, për vdekje mos e bë zot, dallojmë edhe nga vendet me sistem të avancuar shëndetësor të cilat iu kanë ndodhur..A ka probleme ju të gjithë e dini që ka probleme e dini më mirë se unë që ka probleme dhe keni punuar vetë në adresimin dhe menaxhimin edhe në avancimin e këtyre problemeve”, tha Zemaj.

Fitim Uka nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi të di për numrin e vogël të testimeve PCR, shifrat e të infektuarve në komunat veriore të Kosovës, se a kanë bërë si MSH ndonjë hulumtim se sa për qind e popullsisë ka me u vaksinua. E në të gjitha këto pyetje ministri, Zemaj nuk ofroi përgjigje konkrete por vetëm të përgjithëshme madje edhe me ironi për gjuhën parlamentar të deputetit Uka.

Zemaj insistoi që familjarët e personave të infektuar që po trajtohen në QKUK nuk lejohen të hyjnë në klinikat e QKUK-së.

“Them prapë nuk lejohet familjarët që janë negative me familjarët që janë të shtrirë dhe janë pozitiv nuk lejohen dhe edhe sot e kemi nuk duhet të lejohen, Nuk lejohen edhe njëherë po ta them edh 100 herë nuk lejohen se si e kryen punën sigurimi, udhëheqësi I sektori, udhëheqësi i klinikës drejtori I SHKSUK është çështje tjetër”, u shpreh Zemaj.

Konkret në pyetjet e tij ishte edhe deputeti nga PDK-ja, Uran Ismaili i cili kërkoi të di se

Ish-ministri i Shëndetësisë kërkoi angazhim maksimal për sigurimin e vaksinën kundër COVID-19, pasi siç tha ai në të kundërtën mund të ndodh që do jemi me maska edhe vitin e ardhshëm.

Ai madje tha se qytetari i cili trajtohet në shtëpi nuk e ka ndihmën nga shteti dhe çdo shpenzim për mjekim bëhen nga vetë ata.

“Çështja e oksigjenit na i ka ngritur nga qytetarët dhe nga gjysma e institucioneve pra ka filluar me u dal me i ngrit edhe nga zyrtarët brenda institucioneve të sistemit publik sekondar dhe terciar, nuk po them për QKUK por për spitalet regjionale çka ka ndodhur me oksigjen dhe çka është duke ndodhur me oksigjen është mirë me pas më së pari ju të qartë por edhe ne të qartë, dhe këtu nuk jemi duke e ditur mirë“, tha Ismajli.

E ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi i ka siguruar deputetët se ShSKUK-ja asnjë ditë nuk ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet.

Më i rezervuar ishte sa i përket furnizimit me oksigjen nga kompanitë e palicencuara për spitalet rajonale duke mos dhënë ndonjë informacion.

U.d të drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi e ka konsideruar shqetësues shifrat e personave të vdekur si pasoj e COVID-19, por që kundërshtoi vlerësimin e anëtarit të komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu i cili tha se klinikat e QKUK-së janë bërë vatër infeksioni.

Përgjigje të shkurtë për pyetje e deputetëve pati edhe për mungesën e barnave për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Ai tha se këto vështirësi dhe mungesa po rrjedhin për shkak të vështirësive në furnizim nga kompanitë.

“Ne si SHSKUK kemi kontrata valide me kontraktorët ndërsa mua në më kujtohet se i kam shkruar email dhe i kam thënë gjenduni ashtu siç mundeni nëse unë e kam bërë një gjë të tillë do ta shoh por nuk më kujtohet se kam thënë kështu…Edhe njëherë vështirësi ka pasur mund të ketë edhe në të ardhmen por ne i kemi marr të gjitha veprimet që janë në dorën tonë që të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm me oksigjen, Mos harroni po e them edhe njëherë sa ka Kosova rezerva me oksigjen Kosova nuk ka mekanizma të rezervimit të oksigjenit nuk ka prodhues të oksigjenit në vendin tonë. Kosova në kohën e pandemisë furnizohemi nuk punoj me kompani të palicencuara…Kosova gjatë kësaj kohe edhe sot e kësaj dite vazhdon të furnizohet në baza të rregullta ditore për çdo ditë furnizohemi me oksigjen pra importojmë oksigjen nga jashtë“, theksoi Krasniqi. top ch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “​Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve

  • 10/01/2021 at 17:17
    Permalink

    423861 306342How could be the new year going? I hope to read far more interesting posts like last year 342932

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *