MASH Maqedoni: Nuk pezullohet as historia, e as asnjë disiplinë shkencore, do të mësohen në mënyrë të ndërlidhur

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se po përgatitet model i ri për mësim ku asnjë disiplinë shkencore nuk do të humbet, por do të ndryshohet koncepti në të cilin nxënësit do të mësojnë materialin.

Sipas tyre, qëllimi i këtyre reformave është që libri të ketë pasqyrën e plotë për një ngjarje apo temë të caktuar, dhe kjo të arrihet përmes qasjes integruese.

“Në këtë mënyrë nxënësit më mirë do ta kuptojnë dhe do t’i kujtojnë temat që i mësojmë dhe më pas do t’i zhvillojnë edhe aftësitë analizuese. Modeli i deritashëm i mëson nxënësit vetëm në fakte dhe nuk u mundëson t’i ndërlidhin informacionet dhe dijet nga disiplinat e ndryshme që i mësojmë në arsimin fillor”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se koncepti i ri për arsim fillor është përgatitur në bazë të modeleve mësimore që funksionojnë në shumicën e vendeve evropiane si Sllovenia, Estonia dhe Finlanda./Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “MASH Maqedoni: Nuk pezullohet as historia, e as asnjë disiplinë shkencore, do të mësohen në mënyrë të ndërlidhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *