3 mënyra si magnezi ju ndihmon të luftoni COVID-19

Vetitë e magnezit në shëndetin e të gjithë organizmit janë të njohur tashmë. Ai ndihmon në luftën kundër ankthit, depresionit pasi ka efekte qetësuese dhe ju bën të pushoni e të flini më qetë gjatë netëve. Kjo përkthehet sigurisht në më shumë shëndet dhe forcë për metabolizmin.

Por përtej këtyre vlerave, së fundmi sipas të dhënave, me shfaqjen e COVID-19 ekspertët e kanë provuar këtë mineral në luftimin e kësaj sëmundje të re. Ka tre arsye kryesore se përse magnezi e ndihmon organizmin tuaj të mbajë larg virusin COVID-19 të cilat i lexoni në vijim.

Forcon sistemin imunitar
Konsumimi i një doze me rreth 500 mg në ditë magnez forcon sistemin imunitar të luftojë rreziqet e jashtme. Ky mineral shton qelizat e bardha të gjakut të cilat ndihmojnë në krijimin e antitrupave që vrasin COVID-19.

Ndihmon mushkëritë
Një nga organet që dëmton më shpejt COVID-19 janë mushkëritë të cilat bllokohen duke shkaktuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje dhe pasoja të tjera të rënda për shëndetin. Ekspertët argumentojnë se magnezi ndihmon në funksionin e mushkërive dhe lehtësojnë frymëmarrjen edhe tek personat që vuajnë nga astma. Përveç kësaj ky mineral i ndihmon mushkëritë tuaja të qëndrojnë të shëndetshme edhe gjatë kohës kur janë duke e luftuar virusin. Në këtë mënyrë nuk do të keni efekte anësore të shtuara.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Magnezi njihet si një qetësues natyral dhe efekti i tij në stabilizimin dhe qarkullimin e mirë të gjakut është i menjëhershëm. Po ashtu ai njihet edhe si një faktor që përmirëson prodhimin e insulinës në trup. Kjo përkthehet në balancë më të mirë të sheqerit në gjak, sidomos për personat që vuajnë nga sëmundje të këtij spektri. Ekspertët shprehen se stabilizimi i sheqerit në gjak ul me 68% mundësinë e komplikimit të simptomave të COVID-19 edhe nëse prekeni nga ky virus.

Si ta merrni magnezin
Mjekët këshillojnë rreth 500 mg çdo ditë dhe ndonëse mund të zgjidhni ta konsumoni në formën e suplementeve të cilat sërish duhet t’i konsultoni me mjekun tuaj, magnezin mund ta merrni edhe nga ushqime të ndryshme. Magnezi gjendet natyralisht në disa ushqime, pesë prej të cilave AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni më poshtë.

Farat e kungullit: Farat janë të mbushura me magnez. Çdo racion ofron 48% të dozës së rekomanduar ditore të këtij minerali.

Spinaqi: Barishtet dhe zarzavatet janë ndër ushqimet më të shëndetshme që duhen konsumuar. Spinaqi në veçanti ka sasi të mëdha të magnezit.

Shqemet: Këto arrorë të rëndësishëm ofrojnë 29 për qind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Ato janë lehtësisht të ngrënshme çdo ditë, sepse kanë shumë vlera dhe janë të shijshme.

Pazia: Është një barishte e pasur me ushqyes dhe vlera. Çdo racion ofron 38 për qind të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Fasulet e zeza: Bishtajoret përmbajnë sasi të larta të magnezit por fasulet e zeza në veçanti janë më të mirat. Çdo racion i tyre ofron 30 për qind të dozës së rekomanduar ditore./AgroWeb

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

379 thoughts on “3 mënyra si magnezi ju ndihmon të luftoni COVID-19

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *