Amerika ka akuzuar Zvicrën për manipulim të frangës

Shtetet e Bashkuara kanë etiketuar si manipuluesit e monedhës Zvicrën dhe Vietnamin, ndoshta një nga efektet anësore më të fundit të administratës Trump mbi partnerët tregtarë ndërkombëtarë.

Tre emra të rinj janë shtuar në listën e vendeve të dyshuara për marrjen e masave për të zhvlerësuar monedhat e tyre ndaj dollarit amerikan.

Kjo është hera e parë që nga viti 2019 që Shtetet e Bashkuara kanë etiketuar një vend tjetër si një manipulues të monedhës kur akuzuan Kinën në një kohë kur dy ekonomitë më të mëdha në botë ishin në negociata të tensionuara tregtare.

Në raportin e tij vjetor të Mërkurën, Departamenti i Thesarit i SHBA akuzoi Zvicrën dhe Vietnamin për ndërhyrje në tregjet e këmbimit valutor deri në qershor 2020 për të parandaluar një rregullim efektiv të bilancit të pagesave.

Në reagimin e parë, Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) tha se nuk do të ndryshojë politikën e saj monetare, megjithëse Zvicra u shpall manipuluese e monedhës nga Ministria e Financave, duke shtuar se banka qendrore ishte ende e përgatitur të vepronte në mënyrë agresive në tregjet e këmbimit valutor.

“Ndërhyrjet e tregut të këmbimit valutor janë të nevojshme në politikën monetare zvicerane në mënyrë që të sigurojnë kushte të përshtatshme monetare, dhe kështu stabilitet të çmimeve,” shtuan ata.

Banka zvicerane thekson se një forcim i mprehtë i frangut do të ishte i dëmshëm për ekonominë dhe synon të vazhdojë me politikën aktuale, e cila përfshin një blerje të gjerë të aksioneve amerikane. Vietnami nuk ka komentuar akuzat e SHBA për manipulimin e kursit të këmbimit dong./Pari.mk

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

19 thoughts on “Amerika ka akuzuar Zvicrën për manipulim të frangës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *