Eshtë në kërkim. Stresi nxjerr foto me dy valixhe, “Ku???? A po ikim shtet tjetër, go go”

 

Stresi është në kërkim nga policia, si një nga organizatorët e protestës së dhunshme më 8 Dhjetor para Kryeministrisë

Pas protestës, ai pothuajse u zhduk dhe nuk i pergjigjej askujt, deri sa ne fund tregoi se kishte ikur ne Kosove per t’u fshehur
Reperi shqiptar Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi pasi mori pjesë në protestat e dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës është arratisur në Kosovë.Stresi ka rrëfyer për emisionin “Prive” në Kosovë se si arriti të dilte nga Shqipëria me anë të një makine funerali.
“Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme. Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha ai.
Stresi u bë pjesë e protestës para Ministrisë së Brendshme, duke shprehur revoltë ndaj qeverisë, ndërsa u bënte thirrje të rinjve që t’i bashkoheshin.
Më pas, reperi nuk i ndahet protestës, i cili ka me anë të një fotoje në Instagram, i cili shihet në ashensor me një skafandër në dorë, Stresi ka publikuar edhe njëherë letrën që i dërgoi babait të Klodian Rashës, Qazimit.

Krah fotos reperi shkruan se vrasja e Klodianit, tashmë nuk i përket vetëm familjes, por gjithë shqiptarëve të cilët nuk po përdorin Klodianin,por perkundrazi, po mbrojnë të. Me 14 dhjetor, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se kauza e tij në protestën për Klodianin kaq ishte.
Ai shprehet se vrasja e Klodian Rashës nuk i përket vetëm familjes së tij por është kauza e të gjithë shqiptarëve. Sipas Stresit nuk ka asnjë arsye politike në përfshirjen e tij në këtë protestë.

“Ne po dënojmë aktin e shëmtuar që ka ndodhur dhe nuk po përdorim Klodianin, përkundrazi, po mbrojmë të ardhmen e shqiptarëve, se fundja fundit vetëm kështu mbrohet, e dashur familja e Klodianit”– shprehet këngëtari.

me 16 dhjetor, Në një video, live në “Instagram”, Stresi ka treguar se nuk ndodhet në Shqipëri, por ai ka parë nga kamerat e pallatit të tij se po ndiqet nga shumë policë e përgjues.

I shpallur në kërkim për organizim proteste në kohë pandemie, nxitje dhune dhe thirrje për dhunë e akte të tjera në kundërshtim me ligjin në protestën e organizuar për vrasjen e Klodian Rashës, Stresi thotë se duan ta rrahin, por “me 25 prill do t’i shfarosi nga faqja e dheut”.

“Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po përndiqem prej policisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthye dhe kemi me ju shfaros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju shfaros o komunista. Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit. Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo protestë si me qenë dhe unë aty. Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej kauzës së vet. Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt, por kam informacionet e mia se si është duke më përndjekur policia.Nuk dua t’i bie në dorë shtetit se shteti don të më rrahi, don me më vra, të gjitha t’i bën shteti me dasht. Me ia bër një njëriu që është qytetar si puna ime. Policia ka qef me më rraf e sakatue. Fantazma nuk kapet”, thotë Stresi në Instagram.

Ditën e sotme me 17 dhjetor, Stresi ka postuar në Instagram një foto me dy valixhe, ku tregon se është përgatitur për t’u larguar drejt një tjetër shteti. A eshte kjo nje menyre per te larguar vemendjen e policise qe e kerkon. Apo thjeshte per te qendruar prezent ne vemendjen e ndjekesve te tij. Tek e fundit Stresi eshte shume i zoti ne PR qe i ben vetes ne boten e Show-t.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

94 thoughts on “Eshtë në kërkim. Stresi nxjerr foto me dy valixhe, “Ku???? A po ikim shtet tjetër, go go”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *