Bezos, çfarë goditje! Champions League edhe në “Amazon”

Liga e kampionëve edhe në Amazon. jo në pyjet tropikale, por si e drejtë transmetimi në kompaninë multikombëshe të bazuar në Siatëll, me fokus në tregtim, transmetime dixhitale dhe inteligjencë artificiale.

Koha e pandemisë varfëroi shumicën e bizneseve në mbarë globin, por pati nga ata si Jeff Bezos që shtoi miliarda nga kriza e fundit.

Manjati amerikan njoftoi blerjen e të drejtave televizive për kupën më të rëndësishme evropiane të futbollit duke filluar që në sezonin e ardhshëm.

“Amazon po pret me padurim fillimin e sezonit të ardhshëm të UEFA Champions League, një nga turnet më prestigjioze të skuadrës në botë.”

Me këto fjalë, të lëshuara përmes një deklarate zyrtare, Jeff Bezos konfirmoi blerjen e të drejtave të transmetojë ekskluzivisht në Itali, ndërsa fokusi do të shtrihet në shtete të tjera.

Transmetimet e drejtpërdrejta të  ndeshjeve më të mira të së mërkurës në mbrëmje të Champions League, si dhe SuperKupën e Uefa-S, për tre sezone duke filluar nga 2021/22, tani në Amazon. E ardhmja duket gjithnjë e më shumë në këtë drejtim, aq sa platformat e tjera, duke filluar me Netflix-in, kanë ndjekur negociatat me interes dhe nuk përjashtohet që në të ardhmen ato të bëhen pjesë. tch/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

777 thoughts on “Bezos, çfarë goditje! Champions League edhe në “Amazon”