Hetim për origjinën e Covid-19, Kina jep miratimin

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë të enjten se Kina do të lejojë një ekip ekspertësh ndërkombëtar të hetojnë origjinën e COVID-19.

Në një konferencë shtypi, Drejtori Rajonal i Emergjencave për OBSH-në, Babatunde Olowokure tha për gazetarët se kjo agjenci ka komunikuar me Kinën dhe po diskuton zonat që do të vizitojë ekipi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se po dërgonte një ekip kërkimor në Kinë në javën e parë të janarit për të studiuar se si shpërtheu pandemia që deri tani ka shkaktuar më shumë se 1.6 milionë viktima në botë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press, një anëtar i ekipit të OBSH-së që do të shkojë në Kinë, biologu gjerman Fabian Leendertz, tha se ka gjasa që vizita të fillojë në qytetin e Wuhanit, ku u identifikua për herë të parë koronavirusi në fund të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e kërkuesve besojnë se virusi u përcoll tek njeriu nga lakuriqi i natës.

Kina u ka rezistuar më parë thirrjeve ndërkombëtare për të hetuar origjinën e sëmundjes, duke thënë se thirrje të tilla ushqehen nga ndjenjat anti-kineze. Por tani është shprehur e hapur për dërgimin e një ekipi të OBSH-së.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën se i fshehu përmasat e epidemisë, kanë bërë thirrje për transparencë në hetimet e OBSH-së dhe kanë kritikuar parakushtet, të cilat lejojnë që shkencëtarët kinezë të zhvillojnë fazën e parë të kërkimeve paraprake.

Media shtetërore kineze ka ngritur idenë se koronavirusi ekzistonte që më parë në vende të tjera, para se të zbulohej në Wuhan, duke përmendur ekzistencën e tij në pako me ushqime të ngrira dhe studime shkencore që pretendojnë se virusi po qarkullonte në Evropë që vitin e kaluar./ VOA

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

604 thoughts on “Hetim për origjinën e Covid-19, Kina jep miratimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *