Ligji për administratën publike, vazhdojnë përplasjet brenda BDI-së

Zëvendëskryeministri për Sistem Politik, Artan Grubi thotë se nuk tërhiqet nga beteja për t’i shkuar deri në fund zbatimit të Ligjit për administratorët, pavarësisht reagimit të nënkryetarit të BDI-së Izet Mexhitit i cili ligjin e vlerësoi si mashtrim. Grubi tha se ligji ishte në Kuvend, u ndërhy me amendamente dhe synon të zgjidh fatin e administratorëve ndaj të cilëve është bërë padrejtësi.

Ligji u debatua në Kuvend dhe deputetët e BDI-së ndërhynë me amendamente konstruktive. Ky ligj synon të zgjidh fatin e administratorëve të cilët padrejtësisht dhe pa fajin e tyre kanë qëndruar në shtëpi për një dekadë- deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër për Sistem Politik.

Koordinatori i grupit parlamentar dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti përmes një reagimi në rrjetet sociale tregoi pse vota e tij mbi ligjin ishte e përmbajtur. Mexhiti pretendon se ky ligj nuk zgjidh problemin e administratorëve për vetëm transferon problemin nga një dikaster në tjetrin. Ai konsideron se administratorëve të cilët nuk janë të angazhuar në punë u imponohet ta pranojnë vendin e punës ose ta lënë, duke i pamundësuar shansin që ata ta tregojnë veten në institucione në përputhje me nivelin arsimorë.

Rezervat e mia shkojnë në drejtim të mbrojtjes së 1.300 djemve dhe vajzave shqiptare. Modeli “merr ose lëre” len hapësirë që këtyre personave t’i ofrohet vend punë jo-adekuat. Këto persona janë dëmtuar realisht. Ajo që i mungon këtij ligji është transparenca për vendet e punës ku do të transferohen. Ky ligj nuk zgjidh problemin. Ky ligj vetëm e transferon atë nga Ministria për Sistem Politik tek Ministria për Shoqëri Informatike. Është një mashtrim i përsëritur- pohoi Izet Mexhiti, Deputet i BDI-së.

 

Ndaj ligjit të miratuar nuk kanë reaguar eksponentë tjerë të BDI-së. Ligji për administratorët shtetërorë parashikon sistemimin e tyre nëpër institucione në përputhje me nivelin arsimor. Deri në fund të dhjetorit MPS obligohet të propozon plan për marrjen e nëpunësve administrativ të pa sistemuar. 30 ditë pas pranimit Qeveria duhet ta miraton të njëjtin duke përpiluar aktvendim punë për çdo të punësuar. Në rast se administratori i sistemuar nuk pranon vendimin, ai do të evidentohet si nëpunës i pa sistemuar në listën e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës./alsatm

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

2 thoughts on “Ligji për administratën publike, vazhdojnë përplasjet brenda BDI-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *