Në Kovid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 43 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat e kovidit në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 477 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime edhe atë dy pacientë janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, gjashtë në qendrën për kovid të Klinikës së Neurologji, dy pacientë në Institutin e TBC, katër në Klinikën e Dermatovenereologjisë dhe një në Klinikën e syve. Në ORL janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa në kovid-qendrën e Klinikës për Gastroenterohepatologji një pacient.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë pranuar 11 të sëmurë.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 42 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e lëkurës në Kovid qendrën po mjekohen 22 pacientë, në Klinikën për Neurologji 30 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 50 pacientë me simptome të koronavirusit, në kovid qendrën e Klinikës për Nefrologji për momentin janë vendosur 22 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 17 pacientë, ndërsa në ORL 27 të sëmurë. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji janë të shtrirë 24 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej ka 105 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtrirë 144 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 36 pacientë.

Gjithsej 477 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar me KOVID-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni.

Edhe përkundër numrit të madhe të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur rreth 40 vende të lira ndërkaq pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende të tjera edhe në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ 8 Shtatori. Të gjitha repartet infektive kanë sasi të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni. Als/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *