Shkon në mbi 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në botë. Sipas “Worldometer” numri të infektuarve ka shkuar mbi 75 milionë, konkretisht në 75 milionë e 13 mijë e 332 raste.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 17 milionë e 486 mijë e 984 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 9.977.760 raste, Brazili me 7.053.486, Rusia 2.762.668, Franca 2.427.316, Turqia 1.955.680, Britania 1.948.660, Italia 1.906.377, Spanja 1.805.633, Argjentina 1.517.046, Kolumbia 1.456.599, Gjermania 1.429.040, Meksika 1.277.499, Polonia 1.171.854 dhe Irani me 1.138.530 raste.

Kujtojmë që shumë vende nga frika se situata mund të dalë nga kontrolli dhe mund të fillojë një valë e tretë infektimi kanë shtrënguar masat kufizuese për festat e fundvitit.

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

504 thoughts on “Shkon në mbi 75 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *