Gjobiten 461 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Vetëm në Shkup janë shqiptuar 461 masa, prej të cilave 60 janë për vozitje pa leje, 38 për mosregjistrim të automjeteve, 19 për parregullsi teknike në transport publik, 26 për përdorim të telefoni”, thuhet në njoftim.

Nga policia shtojnë se po ashtu janë gjobitur 13 vozitës për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve, 24 për vozitjen nën ndikimin e alkoolit, 29 për parkim jo të rregullt dhe 22 për mosmbajtje të maskës.

Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion./Telegrafi/

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

One thought on “Gjobiten 461 shoferë në Shkup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *