Slloveni, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, Tomaz Gantar dha dorëheqjen, por ajo nuk ka lidhje me trajtimin nga ana e qeverisë të krizës së koronavirusit, por është për shkak të një krize brenda koalicionit qeverisës, sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA.Partia e tij, ”DeSUS”, është larguar nga koalicioni i drejtuar nga kryeministri Janez Jansa, duke e akuzuar atë për ambicie autoritare.

 

DPA shton se ”Jansa ka qenë në pushtet që nga mesi i marsit, pas rënies së një koalicioni të mëparshëm të qendrës së majtë”.

 

”DeSUS”-i ka qenë pjesë e koalicionit që nga ajo kohë, por partia ndryshoi kurs pasi zgjodhi ish-ministrin e jashtëm, Karl Erjavec për ta drejtuar atë përsëri.

 

Erevac rifilloi postin e kryetarit të partisë pasi pasardhësi i tij Aleksandra Pivec dha dorëheqjen.

 

Erjavec ka kërkuar që kur u bë udhëheqës për të tërhequr ”DeSUS”-in nga koalicioni me Jansan duke thënë se Jansa po përpiqej të “Orbanizonte” vendin, duke iu referuar udhëheqësit të krahut të djathtë të Hungarisë, Viktor Orban.

 

Koalicioni qeverisës i Jansas tani po duket i lëkundur pas tërheqjes së ”DeSUS”-it, me një shumicë prej vetëm dy vendeve./alsatm

 

 

Shpërndaje lajmin me të tjerët
0Shares
0 0 0

20 thoughts on “Slloveni, dorëhiqet ministri i Shëndetësisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *